×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zemaj: Heqja e billbordeve në veri veprim populist

    Insajderi
    25 January 2024 - 19:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Armend Zemaj nga LDK tha se heqja e billbordeve në veri të vendit, ku kanë qenë prezent edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është veprim popullist.

    Sipas tij largimi i billbordeve mund të bëhej nga inspektorati.

    “Do të doja të bëjë një analogji, kur ta heqim billbord të tillë me pas shëndetësi më të mirë, energji më të lirë, kushte më të mira të jetesës. Këto janë më shumë lëvizje populiste të cilat janë ligjore dhe kuptohet që ne duhet që nëse dikush tenton të interferoj në shtetin tonë, duhet të intervenojmë,por atë mund ta bëjë edhe një teknik i caktuar, është një inspektor dhe janë njerëzit që paguhen për atë punë. Ndërs poroziteti që i jepet dmth dy ministra mendoj që kanë edhe qindra mijëra punë më të vlefshëm, punë ditore sesa të mirren me një foto”, është shprehur ai në emisionin “Ditari” në Tëvë 1.

    Gjatë ditë së sotme kreu i MPB-së, Xhelal Sveçla, bashkë me ministrin Elbert Krasniqi kanë vëzhguar nga afër heqjen e billobordeve me fotografitë e Aleksander Vuçiq, Vladimir Putin e Marko Gjuriq, që kanë qenë të vendosur në Zveçan.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark