Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me zhvillimet politike dhe situatën institucionale në vend.
Zemaj ka akuzuar Kurtin se nuk e sheh stabilitetin institucional si një opsion politik dhe se, sipas tij, vazhdimisht tenton që përgjegjësinë për krizën ta bartë te palët e tjera.
“Albin Kurti nuk e sheh stabilitetin institucional si opsion politik”, ka shkruar Zemaj.
Sipas tij, edhe kur krijohet përshtypja se ka dakordim politik, LVV-ja shfaq një çështje të re dhe përgjegjësinë për krizën ia atribuon palës tjetër.
“Jo sepse faktet janë të tilla, por sepse propaganda politike e tyre ushqehet në atë mënyrë”, ka deklaruar ai.
Zemaj ka thënë se kriza institucionale mbetet, sipas tij, “opsioni i vazhdueshëm” i Kurtit.
“E fatmirësisht, LDK-ja nuk nënshtrohet ndaj askujt, as nuk është nënshtruar kurrë”, ka përfunduar Zemaj. /Insajderi.org/