×
  • Lajme
  • Insajderi

    ​Zemaj: Nga keqmenaxhimi i KEK-ut i është bërë dëm milionësh Kosovës

    Insajderi
    25 April 2023 - 23:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati i Nagip Krasniqit, Taulant Ferizi ka thënë se nuk është shkatuar asnjë dëm në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), duke marrë parasysh se nuk janë ekzekutuar kontratat për të cilat është në paraburgim, ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi.

    Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëheresh ish-ministri i Shëndetësisë, për këtë ka thënë se i takon avokatit Ferizi ta mbrojë klientin e vet, Nagip Krasniqin.

    “Por në aspektin e menaxhimit ne kemi ngrit këto shqetësime qysh në vitin e kaluar, kur nuk ka funksionuar blloku A5… Edhe atëherë, edhe në Komisionin Hetimor që është bërë kemi pasë fakte që kjo është ndërprerë me këshillat e disa këshilltarëve politikë, të cilët nuk kanë pasë kompentencë menaxheriale dhe menaxhmenti i Korportës Energjetike të Kosovës duke i marrë këto këshilla dhe duke i ndërprerë këto tenderë atëherë dëmi është bërë milionësh i Kosovës. Duke blerë energji, ku brenda ditës ndoshta është dashtë 150 mijë euro dhe brenda muajit më shumë se 4 milion e gjysmë… Ne kemi thënë që Kosova, buxheti i Kosovës, për shkak të këtij keq-menaxhimi ka paguar miliona e miliona euro”, ka thënë Zemaj./RTV Dukagjini/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark