
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas shpërthimit të zjarrit në hapësirat e Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Zemaj ka kërkuar dorëheqje.
“Zjarri ka kapluar QKUK-në kurse heshtja ministrat e paaftë të qeverisë së mashtrimit. Para pak kohësh zjarri përfshiu Shërbimin Emergjent në Klinikën e Psikiatrisë të QKUK-së, ku pati edhe një viktimë e brenda pak kohëve, tash e disa herë digjet Instituti i Mjekësisë Ligjore. Tmerr! Përgjegjësi. Dorëheqje”, ka shkruar ai.