×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Zemaj për situatën në veri: Do të ketë pasoja nuk u dëgjuan ndërkombëtarët

    Insajderi
    25 May 2023 - 19:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Armend Zemaj nga LDK tha se zgjedhje e kryetarëve të rinj në veri mund të duket diçka progresive, por që sipas tij, kjo do të ketë pasoja.

    Sipas tij, Qeveria është dashur të jetë më e dëgjueshme në raport me kërkesat e ndërkombëtarëve.

    Figurativisht do të shihej si dinamikë progresi, por kushtimisht do të ketë pasoja, gjithë kjo që është leju të zhvillohet në këtë formë, që ka ndodhë nga targat dhe roli i qeverisë dhe demagogjia që është përdor për dëshirë patriotizmi, pa i dëgjuar ndërkombëtarët, atëherë obligimi binte mbi ta për ta zbatuar ligjin”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

    Ai ka thënë se për zgjedhjen e kryetarëve të rinj në veri, nuk mjafton vetëm çështja teknike apo legale, por duhet të ketë rol të rëndësishëm edhe pjesa politike e popullore.

    Sipas tij kjo mund të prodhoj kriza në ato komuna.

    Është proklamu që atje do të ketë kriza, ndërhyrje, eksese, kjo më shume është gjuhë që e ka përdor qeveria, presidenca dhe kem pa në anën tjetër të njëjtën gjuhë duke e adresu pushtetit tonë, duke akuzu se atje është një pjesë e blinduar nga njësia speciale, që nuk është e vërtetë”, tha ai.

    Ndryshe, sot janë betuar edhe tre kryetarët e tjerë të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark