×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Zemaj: Veprimet e Kurtit në Veri janë për ta arsyetuar marrëveshjen e keqe që e nënshkroi

    Insajderi
    06 June 2023 - 23:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se veprimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Veriun e Kosovës janë për të arsyetuar marrëveshjen e keqe të nënshkruar pjesë e sëcilës është vetë-menaxhimi si dhe qasja ndaj Kishës Ortodokse.

    Zemaj ka thënë se Albin Kurti pjesë të politikës së tij e ka “propagandën, demagogjinë si dhe popullzimin”.

    ”Nëse flasim për perceptimin me partnerët ky është kulmi i marrëzësisë”, ka thënë Zemaj.

    Më tutje deputeti opozitar tha se me Kurtin kryeministër nuk riparohen marrëdhëniet me SHBA-në.

    ”Me këtë Qeveri dhe këtë kryeministër.; Por besoj që i gjithë investimi pro-perëndimor që ka ndodhur me çlirimin e këtij vendi, ekonomisë, demokracisë lidhet me fatin e këtij individi”, ka deklaruar Zemaj në DPT te Fidani.

    Sipas tij, Kurti me egon e tij shndërrohet në një “mini-diktator”.

    Ai ka pasur kritika për politikat e Kurtit, duke thënë se janë dëmtuar raportet me SHBA-të, duke përmendur edhe përjashtimin e FSK-së nga “Defender Europe 2023”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark