×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zeqiri: Presim që qeveria të reflektoj dhe të mos detyrohemi

    Insajderi
    08 December 2023 - 23:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kreu i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri tha se pos Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës në protestën para Qeverisë do të jetë edhe sindikata e Policisë dhe njësi të tjera të departamenteve të ndryshme.

    Zeqiri tha se kërkesat e Policisë do të shpalosën gjatë protestës se nesërme.

    “Kërkesat tona do të shpalosen gjatë protestës dhe se ato nuk do të jenë vetëm për njësitet speciale, por do të jenë kërkesa për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës”, tha ai, duke shtuar se nuk do të ketë risi nga kërkesat në vazhdimësi të Sindikatës së Policisë.

    Sipas tij, sërish do të kërkohet dialog dhe se janë për dialog.

    “Ne jemi për dialog. Jemi që të ulemi së bashku dhe t’i zgjidhim këto probleme apo t’i përmirësojmë këto kërkesa drejtuar qeverisë. Presim që qeveria të reflektoj dhe të mos detyrohemi ”, tha Zeqiri në RTK duke shpresuar që dol të ketë zgjidhje që mos të protestohet sërish.

    Ndryshe, Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës kanë paralajmëruar protestë përsëri para objektit të qeverisë, e cila pritet të mbahet nesër.

    Ndërkaq, javë më parë kjo njësi ka zhvilluar takim me kryeministrin Albin Kurti por që nuk është arritur marrëveshje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark