×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zeqiri: S’besoj se peticioni do të ketë sukses

    Insajderi
    17 January 2024 - 23:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, u shpreh se është skeptik për peticionet e nisura sot për shkarkimin e kryetarëve në veri.

    Zeqiri tha se nuk beson që ky peticion do të ketë sukses.

    “Qysh nga vendimi i qeverisë për udhëzimin administrativ kam qenë skeptik, duke e parë gjendjen në teren unë nuk besoj dhe akoma jam skeptik se do të ketë sukses. Kjo për shkak të vullnetit të qytetarëve, të themi të shumicës serbe, për të zhvilluar ndonjë parë zgjedhje demokratike dhe të rregullta, unë kam qenë dhe akoma jam skeptik i kësaj iniciative”, tha Zeqiri për emisionin Rubikon.

    “Këtë e shoh si një prapaskenë natyrisht të Listës Serbe dhe të grupacioneve që kanë bërë presion mbi qytetarët serbë e që bëjnë akoma. Unë shoh vetëm pështjellim të situatës dhe jo ndonjë sukses”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark