×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zëvendësi i Kurtit e Nagavci nesër në Luginë, nuk e përmendin në agjendë Kryetarin e Preshevës që i kritikoi

    Insajderi
    04 September 2022 - 22:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi përmes një intervistë për Gazetën Insajderi, kishte kritikuar qeverinë e Kosovës për  mos mbështetje të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës. Kritikat e tij kanë qenë të ashpra ndaj qeverisë Kurti dhe politikat që po i ndjek kjo qeveri për mirëqenien e shqiptareve të Luginës.

    Kosova i kishte premtuar 2 milionë euro për Luginën e Preshevës, por ende nuk i ka ekzekutuar. Arifi thotë se mos ndarja e këtyre mjeteve po i dëmton shumë projektet që janë  përgatitur atje dhe që parashihet të financohen nga këto mjete.

    Madje, Arifi fajësoi njeriun e afërt me Albin Kurtin, ministrin Liburn Aliu që ka gisht në mos dhënien e këtyre mjeteve. Sipas tij, kjo po ndodh për shkak të lidhjeve familjare që Liburn Aliu ka me ish kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani. Arifi thotë se ai personalisht nuk mund të kontrollohet nga Qeveria Kurti duke pretenduar se ish-kryetarja, Ardita Sinani është kontrolluar.

    Ndërkaq, kritikat e Arifit ndaj qeverisë Kurti duket se e kanë distancuar edhe zëvendësministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi. Bashkë me të edhe ministren e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

    Bislimi i cili i shoqëruar nga Nagavci, nesër do të vizitojnë Luginën e Preshevës, e në e tij nuk përmendet edhe emrin i kryetarit të Preshevës, përkundër emrave të tjerë të shënuar në agjendë.

    Më poshtë, agjenda e takimeve në kuadër të kësaj vizite:

    10:30 – Takim me Këshillin Kombëtar Shqiptar

    11:15 – Takim me Deputetin z. Shaip Kamberi

    12:00 – Takim me krerët e Komunës së Bujanocit

    12:45 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Muharrem Kadriu’’ – Tërnoc

    14:50 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Ibrahim Kelmendi’’ – Preshevë

    15:00 – Drekë Pune me liderët politik të Preshevës

    17:30 – Takim me Shoqata, Biznese dhe Personalitete të Shquara – Hotel Rozafa Bujanoc

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark