×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bislimi takohet me ambasadorin turk, kjo ishte tema e diskutimit

    Insajderi
    12 December 2023 - 19:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    ​Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

    Në këtë takim, u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale, mundësitë e thellimit të tyre dhe rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

    Republika e Kosovës i vlerëson lartësisht marrëdhëniet me Turqinë. Fuqizimi i bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik, veçanërisht në fusha si shëndetësia dhe energjia në mes tjerash është objektiv e punë e përbashkët.

    Gjatë bisedës, zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadorin edhe mbi procesin e dialogut dhe angazhimin e Kosovës në këtë proces si palë konstruktive e aktive.

    Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin për takimin, bisedën e frytshme dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark