Insajderi
Biznes

Zgjatet afati për paraqitjen e kërkesave për ristrukturim të kredive

Insajderi
27 August 2020 - 09:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zgjatet afati për paraqitjen e kërkesave për ristrukturim të kredive
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
Në mbledhjen e sotme të Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendror të Kosovës, u mor vendimi për zgjatjen e afatit deri më datë 30 shtator 2020 për paraqitjen e kërkesave për ristrukturim të kredive sipas Udhëzuesit për Ristrukturimin e Kredive për Shkak të COVID-19.

Afati i deritanishëm ka qenë data 31 gusht 2020

Udhëzuesi për Ristrukturimin e Kredive për shkak të COVID-19 u nxor nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës më 8 qershor 2020 me qëllim të vendosjes së kritereve mbi të cilat duhet të bazohet procesi i ristrukturimit të kredive në kushtet dhe rrethanat e krijuara nga pandemia COVID-19, duke synuar që kredimarrësit në vështirësi financiare të kenë mundësi të përmbushin detyrimet e parapara me kontratë dhe të zhvillojnë aktivitetin e tyre biznesor.

Udhëzuesi në fjalë aplikohet për të gjitha institucionet financiare të autorizuara për të ushtruar aktivitet të kredidhënies në Republikën e Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark