×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ​Zgjatet orari i punës së barnatoreve në Prishtinë

    Insajderi
    23 December 2023 - 22:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kuvendi Komunal i Prishtinës ka aprovuar ndryshimet e rregullores për kujdestari të barnatoreve në kryeqytet duke u bazuar në kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve dhe komunitetit gjatë periudhës dy mujore sa ka filluar funksionimin i kësaj rregullore.

    Nga ora 08.00-23.00 do të jetë orari punës së barnatoreve, nga e hëna deri të shtunën, ndërsa nga 23.00-08.00, pesë barnatore do të kujdestarojnë me fokus afër QKUK dhe tri qendrave të mjekësisë familjare nga e hëna deri të shtunën dhe 08.00-08.00 orari 24 orë të dielave dhe festave dhe 30 barnatore kujdestare të dielave dhe festave, ka njoftuar Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prishtinës në një postim në Facebook.

    Zbatimi i orarit të ri fillon pas disa javësh, pas kalimit të procedurave të nevojshme të rregullores.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark