Insajderi
Lajme

Zgjedhja e Presidentit – 20 minuta vonesë nga orari i paraparë, në sallë shihen vetëm deputetët e shumicës

Insajderi
27 April 2026 - 20:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zgjedhja e Presidentit – 20 minuta vonesë nga orari i paraparë, në sallë shihen vetëm deputetët e shumicës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kanë kaluar më shumë se 20 minuta nga koha zyrtare kur ishte paraparë të niste seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, por procesi ende nuk ka filluar.

Siç shihet edhe nga pajmet salla e Kuvendit nuk është ende e mbushur.

Për më tepër, në pjesën ku janë ulur deputetët, vërehet vetëm prania e deputetëve nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni i tyre, ndërsa ulëset e opozitës PDK, LDK, AAK janë aktualisht të zbrazëta.

Seanca është thirrur për sonte në orën 20:30, ku janë propozuar dy kandidatura nga radhët e grave.

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar emrat e Feride Rushitit dhe Hatixhe Hoxhës si dy opsionet për postin e të parit të shtetit./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark