×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Zgjedhja herbale (bimore) për rënien e flokëve- BIOXSINE.

    Insajderi
    14 November 2018 - 10:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
    Alopecia apo ndryshe rënia e flokëve që jo pak njerëz e vuajn, mund të shfaqet në forma të ndryshme si: rënia e flokëve në formë vatrash, rënie në të gjitha zonat me flokë ose rënie graduale e përhapur.
    Një sërë faktorësh që ndikojnë në rritjen dhe rënien e flokëve janë: bojërat e kimikatet e ndryshme, stresi, ndotja ambientale, sëmundje të ndryshme në organizem, marrja e medikamenteve të caktuara, trashëgimia, faktorët gjenetik dhe gjumi pa orar.
    Rënia normale e flokëve konsiderohet humbja e 70-100 fijeve në ditë, pra mbi këtë numër konsiderohet patologjike.
    Çdo ditë ne humbasim deri në 100 fije floku, të cilat zëvendësohen në muajt në vijim me fije floku të reja dhe në këtë mënyre floku nuk e humbet volumin.
    Bioxsine Serum është ideal për ata që dëshirojnë flokë të shpeshta dhe të shëndetshme.
    Formula Bioxsine Hair Floss (serum) është me bazë bimore, është e formuluar në mënyrë specifike për individët që përjetojnë humbje të flokëve dhe për ata që dëshirojnë të mbajnë dhe inkurajojnë rritjen e flokëve të fortë dhe më elastik.
    Bioxsine Serum gjithashtu përmban Biocomplex B11 që mbështetë rritjen e flokëve të reja, përforcon folikulat e flokëve aktive, ka një vlerë të pH të përshtatshme për kokën dhe nuk shkakton reaksione alergjike ose acarime ne kokë.
    Studimet e dermatologëve tregojnë se në qoftëse Bioxsine Serum përdoret me rregull pra çdo të dytën ditë, mund të shihni rezultat vetëm pas 8 javësh duke zvogëluar rënien e flokëve për 51%, dhe pas 6 mujave zvogëlimi i rënies së flokëve do arrijë deri në 87%.
    Duke përdorur produktin Bioxsine Serum ose Bioxine Spray dhe duke i kombinuar ato me shamponin Bioxsine Forte mund të shpejtoni rritjen e flokut dhe mund të zvogëloni humbjen e tyre për 63% vetëm pas 8 javësh dhe 93% vetëm pas 6 muajve.
    Si ta përdorni:
    1. Hapeni kapakun
    2. Për të aplikuar serumin, kthjeni shishen me kokë poshtë dhe shtypni bazën e butë të shishës
    3. Aplikoni seriumin në zonën ku flokët ju kanë rënë më së shumti, pastaj masazhoni serumin në kokë me maje të gishtave rreth 2 minuta.
    4. Përdorni gjysmën e shishës për çdo aplikim çdo të dytën ditë.
    5. Mos e pastroni serumin, ai duhet të qëndrojë rreth 6 deri në 8 orë në kokë
    E gjithë seria përbëhet nga 15 shishe të vogla të serumave, nga 10ml.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark