Insajderi
Lajme

Zgjedhje të parakohshme? / Reagon Pacolli: Qeveria do të qëndroj deri në vitin e ardhshëm

Insajderi
03 January 2024 - 14:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zgjedhje të parakohshme? / Reagon Pacolli: Qeveria do të qëndroj deri në vitin e ardhshëm
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë mund të mbahen në pranverë. Ndërkohë këtë deklaratë e ka komentuar lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, raporton Insajderi.


Pacolli është shprehur se një opozitë shumëpartiake, e pakoordinuar mund të sjell ndonjë ndryshim.


“Nuk besoj se një opozitë shumëpartiake, e pakoordinuar mund të sjell ndonjë ndryshim“, tha ai.


Madje, Pacolli theksoi se qeveria do të qëndroj dhe do t’a përmbyllë mandatin e saj deri në vitin e ardhshëm.


“Qeveria do të qëndroj (do t’a përmbyll mandatin e saj) deri në vitin e ardhshëm“, deklaroi Behgjet Pacolli për Insajderin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark