×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhjet e parakohshme në Serbi, pse e diela mund të shënojë fillimin e rënies së Aleksandër Vuçiq?

    Insajderi
    16 December 2023 - 23:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në të gjithë territorin e Serbisë qytetarët do t’i drejtohen nesër kutive të votimit, pasi zhvillohen zgjedhjet e parakohshme, ku Aleksandër Vuçiq synon të çimentojë pushtetin e tij.

    Vota e serbëve këtë të dielë do të shkojë për të rinovuar parlamentin kombëtar, si dhe asamblenë e provincës autonome të Vojvodinës dhe kryetarët në rreth 60 komuna, duke përfshirë kryeqytetin, Beograd.

    Sipas një analize të Instituti Italian për politikën e jashtme ISPI, këto zgjedhje me siguri do të shënojnë herën e parë që kur Vuçiç mori pushtetin në vitin 2012, që Partia Progresive Serbe, nuk do të jetë në gjendje të formojë qeverinë.

    Jo vetëm për të qeverisur e vetme, por sipas studimit as duke u përfshirë në një koalicion me partnerin e saj tradicional, Partinë Socialiste të vendit.

    Votimi i së dielës përfaqëson një mundësi historike për opozitën, që mund të rezultojë më e fortë se në të kaluarën dhe mund të jetë në gjendje të formojë një koalicion qeverisës të paktën në kryeqytet.

    Për regjimin e Vuçiqit, kjo mund të jetë dominoja e parë që çon në rënien përfundimtare të pushtetit të tij.

    Sipas studimit të ISPI çështja e Kosovës, Trumpi, Rusia dhe Lindja e Mesme do të jenë disa nga elementët që do të ndikojnë në rezultatin e këtyre zgjedhjeve, teksa gjeopolitika e Serbisë mbetet e rëndësishme për qytetarët atje.

    Përpara se të vlerësohet ndikimet e huaja, është e rëndësishme të theksohet se zgjedhjet në Serbi do të mbahen në një mjedis shumë dinamik gjeopolitik dhe të sigurisë. Para së gjithash, zgjedhjet u shpallën një muaj pas incidentit të dhunshëm në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, ku u vra nga grupi paramilitar i Milan Radoiçiç, oficeri i policisë së Kosovës Afrim Bunjaku.

    Banjska mund të ndikojë te votat për partinë e Vuçic, edhe pse Presidenti u përpoq që në një fjalim pas ngjarjes ta cilësonte ngjarjen në Veri si një ‘gabim taktik’.

    Nisur nga konteksti, shumë ekspertë argumentojnë se zgjedhjet e parakohshme jo vetëm që do ta ndihmojnë Vuçiçin të largojë vëmendjen e publikut nga incidenti i Banjskës dhe zemërimi publik dhe protestat masive të shkaktuara nga dy të shtënat masive vdekjeprurëse të majit të kaluar, por gjithashtu do t’i ofrojnë presidentit serb hapësirë për manovrim në marrëdhëniet e jashtme, pra për të shtyrë edhe një herë çështjet e pakëndshme, si vendosja e sanksioneve kundër Rusisë dhe arritja e një kompromisi përfundimtar për Kosovën, deri në verën e ardhshme./a2cnn

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark