×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zgjedhjet në Serbi, Dodik shkakton incident gjatë procesit të votimit

    Insajderi
    17 December 2023 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kreu i Republikës Srpska, Millorad Dodik i njohur për deklaratat dhe veprimet e tij provokuese, ka shkaktuar një incident edhe gjatë momentit të votimit për zgjedhjet parlamentare të parakohshme të mbajtura në Serbi.

    Ndryshe nga siç e kërkon ligji që vota duhet të jetë e fshehtë, Dodik mori fletën e votimit dhe nuk ju drejtua kabinës së votimit, por e vendosi fletën në tavolinën e komisionerëve dhe në praninë e ekipeve të shumta të gazetarëve që patën rastin edhe ta filmonin sesi votoi.

    Kamerat regjistruan momentin kur ai merr fletvotimin dhe nuk futet në hapësirën e rezervuar për votim, ku edhe ka mundur ta bëjë një gjë të tillë siç edhe parashihet me ligj – votim i fshehtë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark