×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Zgjedhjet për Parlamentin Evropian rrisin euron

    Insajderi
    27 May 2019 - 21:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, tregjet në kontinent kanë reaguar pozitivisht, ku kjo vjen pasi që partitë tradicionale ruajtën pozitën e tyre, përballë kërcënimit nga populistët.

    Valuta euro pas publikimit të rezultateve u rrit dhe shkëmbehet me 1.12 dollarë amerikan.

    Në anën tjetër, partitë e ekstremit të djathtë në Itali, Britani të Madhe, Francë dhe Poloni, dolën të parat në votimet kombëtare, duke tronditur politikat brenda vendit, por dështuan të ndryshojnë ekuilibrin e fuqisë pro-evropiane në Parlamentin e Bashkimit Evropian. Në nivel evropian, Socialistët, të Gjelbrit, Liberalët dhe Konservatorët morën 506 nga 751 vende, që kalon ligjet për më shumë se 500 milionë banorëve.

    Ndër kompanitë me performancën më të mirë ishte Fiat-Chrysler, që u rrit me thuajse 20 për qind pas raportimeve se pritet të bashkohet me Renault.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark