×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Zhaklin Lekatari reagon pasi nuk mori ftesë për dasmën e Arbanës dhe Edit

    Insajderi
    17 June 2023 - 09:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zhaklina Lekatari ka qenë opinionistja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania 2.

    Ajo ishte e ftuar së fundmi në emisionin e vëllezërve Veshaj, “Më lër të flas” bashkë me Kristi Aliajn, ku mes tjerash u diskutua edhe dasma e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt.

    E njëjta theksoi se nuk ka marrë ndonjë ftesë dhe se në këtë kohë nuk do të mund të shkonte për shkak të angazhimeve që ka.

    Foto: Screenshot/YouTube

    Pjesë nga biseda në studio:

    Donaldi: A të kanë ftuar?

    Kristi: Si ta them… nuk më kanë ftuar.

    Romeo: Po ti Zhak?

    Zhaklina: Jo, nuk më kanë ftuar.

    Donaldi: Po Arbri do jetë?

    Zhaklina: Nuk e di.

    Donaldi: Po ç’është ky seksizëm?

    Zhaklina: Nuk është seksizëm. Ka të bëjë me marrëdhënie personale, të cilat ndoshta me Arbrin i kanë më të zhvilluara dhe me mua pak më të largëta.

    Donaldi: Çfarë po thua, prisja të thoshe seksizëm.

    Kristi: Sepse Zhaklina është person ‘non grata’.

    Romeo: Nëse sonte të vjen një mesazh ‘të harruam fare, merr avionin dhe hajde.

    Zhaklina: Jo, sepse kam angazhime këtë fundjavë dhe nuk mund të ndërpres angazhimet e mia që të marr avionin dhe të shkoj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark