×
  • Showbiz
  • Show

    Zhaklin Lekatari sherr me moderatorin e njohur shqiptar, braktis menjëherë studion: S’e kuptoj si e merr lirinë për të më…

    Insajderi
    13 June 2023 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zhaklin Lekatari ka bërë një reagim të papritur ditën e sotme teksa ishte e ftuar në një studio televizive.

    Në emisionin “Panorama e Mëngjesit”, Zhaklin Lekatari po diskutonte me moderatorin Klevin Muka në lidhje me impaktin që kanë komentet negative në rrjetet sociale.

    Klevin Muka iu drejtua Zhaklinës duke thënë se ka një perceptim që ajo nuk cenohet nga kritikat në rrjetet sociale pasi mund të ketë vendosur një lloj standardi në pranimin e kritikave nga persona të tjerë.

    “Pse hipotetizon kështu. Kush mësohet nga dhuna? Ti do mësohesh nga dhuna. Nuk ka asnjë kontekst në të cilën dhuna mund të pranohet”, u përgjigj Zhaklina.

    Më tej Klevin insistoi duke thënë se mendon se Zhaklin Lekatari nuk cenohet pasi është shumë e fortë. Por kjo e revoltoi edhe më tepër Zhaklinën.

    “Nuk e kuptoj si e merr këtë lirinë për të më thënë mua si më percepton mua. Unë nuk ta dhashë konfidencën për të më thënë mua si më percepton”, tha Zhaklina.

    Më pas ajo u ngritur duke u larguar nga studio e emisionit ndërkohë që dytë moderatorët mbetën të shtangur duke sqaruar se Zhaklina u keqkuptua dhe se qëllimi nuk ishte që debati të shkonte në këtë pikë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark