×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Zhegrova feston sot ditëlindjen, ky është urimi i veçantë i klubit francez

    Insajderi
    31 March 2024 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Futbollisti, Edon Zhegrova feston sot ditëlindjen.

    Ylli në ngritje i Kosovës sot mbushi 25-vjeç.

    Me këtë rast, klubi i Lille i bëri sulmuesit një urim të veçantë në rrjetet sociale.

    “Është dita jote Edon. Ai që ju dha Derbin të premten, sot mbush 25-vjeç”, thuhet në postimin e shoqëruar me disa fotografi.

    Kujtojmë se Zhegrova po kalon një formë fantastike këtë sezon me skuadrën franceze.

    Ai ka regjistruar 39 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat, teksa ka shënuar 11 gola dhe ka shtuar 9 asistime.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark