Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, të dielën e kaluar bëri debutimin e tij zyrtar me Lille në elitën e futbollit francez. Ndonëse zhvilloi vetëm katër minuta, ai ndau fushën me idhullin e tij Lionel Messi i cili shkëlqeu atë natë me PSG, shkruan Insporti.com.
Zhegrova pati një moment interesant me shtatë herë fituesin e Topit të Artë, Messin në tunelin e stadiumit pas përfundimit të sfidës mes Lille dhe PSG.
Ai i kërkoi fanellën 33-vjeçarit argjentinas, por nuk e mori pasi Messi ishte veçse duke i shkëmbyer fanellat me ish talentin e Manchester United, Angele Gomes.
Në pamjet e publikuara shihet momenti kur Zhegrova i kërkon fanellën Messit, i cili i thotë se ishte duke i shkëmbyer ato me Gomes.
Talenti shqiptar nga Prishtina te skuadra kampione e Francës u transferua gjatë afatit kalimtar të janarit nga Basel. /Insporti.com/