×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zhvillimet e fundit në Ukrainë – Rritet numri i viktimave nga sulmi rus në qytetin Khrakivi

    Insajderi
    02 March 2022 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas autoriteteve ukrainase, sulmet mbi qytetin e Khrakivit kanë vijuar paraditen e së mërkurës duke shkaktuat 4 të vdekur të tjerë, deklaroi Ihor Terekhov, kryetari i bashkisë së Khrakivit.

    21 vdekje dhe 112 plagosje ishin raportuar më herët nga Kharkivi. Terekhov tha për mediat: “Kharkivi është qytet që flet rusisht. 1/4 e banorëve tanë kanë farefis në Rusi. Por ndjesitë tona për Rusinë kanë ndryshuar shumë pas sulmeve”.”

    “Nuk e prisnim kurrë që kjo të ndodhte. Shkatërrim i plotë, fshirje, gjenocid kundër popullit ukrainas. Kjo nuk falet!”.  

    Kharkiv është qyteti i dytë më i madh në Ukrainë dhe mbetet ende nën kontroll ukrainas pavarësisht sulmeve të ashpra ruse.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark