×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zhvillimet në veri – Gani Geci me pyetje direkte për Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

    Insajderi
    21 September 2021 - 10:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-deputeti dhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masës së reciprocitetit.

    Ai ka pasur një pyetje për presidenten, Vjosa Osmani dhe për kryeministrin Albin Kurti.

    Geci i ka pyetur ata se çfarë do të ndodhë në rast se forcat ushtarake serbe hyjnë në veriun e Kosovës.

    “Unë kam një pyetje direkte për Albin Kurtin, Vjosa Osmanin. Po besojmë dhe po themi se kjo nuk do të ndhodhë por… Ne rastë të tentimit të hyrjes se forcave ushtarake serbe në veriun e Kosovës? Presidentja dhe Kryeministri kujt do ti japin urdhër për ta mbrojtur kufirin?!”, ka shrkuar ai në një postim në “Facebook”.

    Postimi i plotë:

    Të dashur miq,

    Unë kam një pyetje direkte për Albin Kurtin, Vjosa Osmanin.

    Po besojmë dhe po themi se kjo nuk do të ndhodhë por…

    Ne rastë të tentimit të hyrjes se forcave ushtarake serbe në veriun e Kosovës?

    Presidentja dhe Kryeministri kujt do ti japin urdhër për ta mbrojtur kufirin?!

    KFORIT !!!???

    FSK-së ???

    POLICIS.!!!

    Apo do të brohorasin sikur prindërit e tyre në vitin 1998 ,”Drenicë jemi me ty.”

    Lexojeni edhe shenjat e piksimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark