×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Zinedine Zidane bëhet gjysh për herë të parë

    Insajderi
    21 May 2022 - 23:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Enzo Zidane dhe Karen Gonçalves tashmë janë prindër. Kanë qenë vetë çifti që e ka bërë publik lajmin e mirë përmes profileve të tyre sociale. Në një imazh të butë, e porsalindura shfaqet në një batanije të thurur rozë, teksa fle e qetë në krahët e babait të saj dhe nën syrin vigjilent të nënës së saj.

    “Mirë se erdhe Sia jonë, princesha jonë”, – ishin fjalët që shoqëruan foton dhe me të cilat ata ia prezantuan botës anëtarin e ri të familjes së tyre. Publikimi është mbushur në pak minuta me shprehje të shumta dashurie, si nga ndjekësit, ashtu edhe nga kolegët e babait futbollist.

    Fotoja është marrë nga spitali, pasi siç kanë bërë me dije edhe prindërit e rinj në këtë publikim, lindja ka ndodhur dje. Që atëherë, ajo ka pasur një pritje të ngrohtë nga të gjithë të dashurit e saj, pasi pak orë pas lindjes, foshnja është vizituar nga xhaxhallarët e saj, Luca, Elyaz dhe Theo.

    enzo-zidane-ig-1

    Ata nuk e fshehën dot buzëqeshjen dhe lumturinë e mbërritjes së saj në këtë botë. Kjo është mbesa e parë e Zinedine Zidane. Ai që për momentin nuk ka folur publikisht për këtë ngjarje të bukur familjare ka qenë gjyshi i tij, Zizou.

    Pas lindjes së Sia, çifti do të mund të rifillojë planet e tyre fillestare për të kaluar në altar. Dasma u desh të shtyhej për shkak të kufizimeve shëndetësore të pandemisë dhe më vonë për shkak të shtatzënisë. Çifti ka katër vite që ndajnë jetën bashkë.

    Që atëherë, biznesmenja e re, me origjinë venezueliane, është integruar dhe në harmoni të përsosur me pjesëtarët e tjerë të vjehrrit të saj, të cilët kanë qenë gjithmonë shumë të afërt me të. Një lidhje në të cilën ata kanë qëndruar të matur, duke ndarë momente të pakta me fansat e tyre.

    enzo-zidane-ig-2

    Mes tyre u nda pë publikun një nga ditët më të rëndësishme të jetës së tyre: propozimi i romantik i djalit t ëish-futbollistit dhe trajnerit të mirënjohur francez, në verën e vitit 2020, në bordin e një varke, teksa ishin me pushime.

    Në këtë mënyrë duket se Enzo po ndjek hapat e të atit. Si nga ana profesionale, ku luan si mesfushor për skuadrën e ligës franceze Rodez Averyron Footbal, ashtu edhe personalisht, duke qenë se ish-trajneri i Real Madrid ka krijuar një nga familjet më të bashkuara në botën e të famshmëve së bashku me Veronique Fernández, me origjinë spanjolle, me të cilin ka më shumë se njëzet vjet i martuar lumturisht.

    enzo-zidane-ig

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark