×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zjarr i madh në Spanjë, evakuohen banorët e Tenerifes

    Insajderi
    16 August 2023 - 23:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një zjarr në pyll është ndezur në pjesën verilindore të ishullit Kanarie të Tenerife, shuarja e të cilit është vështirësuar nga erërat e forta.

    Banorët e qyteteve aty pranë u evakuuan si masë paraprake dhe u ndalua qasja në pyllin që rrethonte vullkanin Teide, raporton reuters.

    “Zjarri është i fortë dhe në një zonë të komplikuar”, tha udhëheqësi rajonal i Ishujve Kanarie Fernando Clavio.

    Autoritetet kompetente kanë ngritur nivelin e rrezikut dhe kanë kërkuar fonde nga qeveria qendrore, raporton elpais.

    Zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e së martës dhe në shuarjen e tij kanë marrë pjesë 11 helikopterë dhe 150 zjarrfikës, ndërsa është mobilizuar edhe njësia e emergjencës.

    Sipas vlerësimeve të para, nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe prej 150 hektarësh. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark