×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zjarr në një kamp për strehimin e refugjatëve në Greqi

    Insajderi
    20 September 2021 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një zjarr ka shpërthyer gjatë natës në një kamp për strehimin e emigrantëve në zonën e Vathyt në ishullin grek të Samosit.

    Fatmirësisht, personat që ndodheshin aty kanë dalë pa u lënduar, ndërkohë që dëmet materiale në kamp janë të konsiderueshme.

    Pak ditë më parë, në zonën e Vathyt u inaugurua një tjetër strukturë për emigrantët që do të strehojë mbi 3000 persona. Kampi i ri u kritikua shumë nga organizatat për të drejtat e njeriut për shkak të masave të forta të sigurisë që kishte.

    Sipas mediave lokale, zjarri me përmasa të konsiderueshme, shpërtheu në një qendër tjetër, ndërkohë që shkaqet e tij janë ende të paqarta.

    Autoritetet deklaruan pak ditë më parë se do të ndërtojnë në total 5 kampe të reja, duke qenë se shumë shpejt fluksi i emigrantëve afganë mund të mbërrijë në kufij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark