Insajderi
Botë

Zjarret masive kërcënojnë zonat turistike, 8 mijë persona largohen nga Kreta

Insajderi
31 July 2026 - 13:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zjarret masive kërcënojnë zonat turistike, 8 mijë persona largohen nga Kreta
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Greqia po përballet me ditë të vështira, ndërsa zjarret pyjore kanë shkaktuar vdekjen e tre zjarrfikësve. Dy prej tyre humbën jetën në ishullin e Kretës, ndërsa viktima e tretë u regjistrua pranë Gytheios, në pjesën kontinentale të vendit.

Në Kretën jugperëndimore, përhapja e flakëve detyroi autoritetet të evakuonin rreth 8 mijë persona. Disa prej tyre u larguan me anije të Rojës Bregdetare, pasi zjarri kërcënoi zonën turistike të Agia Galinit.

Rreth 300 zjarrfikës janë angazhuar në operacionet për vënien nën kontroll të vatrave. Një turiste austriake tregoi se ajo dhe familja e saj u evakuuan me rrobat e banjës, pasi flakët ua pamundësuan kthimin në hotel.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis paralajmëroi se vendin e presin “ditë të vështira”, për shkak të temperaturave të larta dhe hyrjes së sezonit të zakonshëm të zjarreve pyjore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark