Insajderi
Shqipëri/Rajon

Zjarri i madh në Tiranë- Shpallët në kërkim ndërtuesi i objektit, arrestohen katër persona

Insajderi
15 April 2026 - 13:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zjarri i madh  në Tiranë- Shpallët në kërkim ndërtuesi i objektit, arrestohen katër persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Katër persona janë arrestuar në lidhje me zjarrin që përfshiu një pallat 12-katësh në kompleksin “Arlis” pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Në pranga kanë përfunduar inxhinieri Enver Admi, kontraktori i fasadës Altin Furtuna, menaxherja e Big Marketit ku dyshohet se nisën flakët Razie Sula, si dhe administratori i pallatit Agron Cara.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim ndërtuesi i kompleksit, Armand Lilo.

Zjarri shpërtheu pasditen e së martës dhe u përhap me shpejtësi në të gjithë godinën, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Paraprakisht dyshohet se rreth 30 apartamente janë shkatërruar plotësisht, ndërsa dhjetëra të tjera kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme. Flakët mendohet të kenë nisur në katin e parë, në ambientet e një marketi, dhe më pas janë favorizuar nga materiali i përdorur në fasadë.

Forcat zjarrfikëse punuan për rreth katër orë për neutralizimin e flakëve, ndërsa në operacion u përfshi edhe një helikopter. Shkaqet e sakta të zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor vijon verifikimet në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark