×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zjarri në Gjykatën e Kaçanikut, arrestohen tre të mitur

    Insajderi
    15 March 2024 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Objekti i Gjykatës Themelore – dega në Kaçanik, është përfshirë nga zjarri para dy ditëve dhe si pasojë janë dëmtuar dy zyre.

    Sot, Prokuroria Themelore në Ferizaj, njoftoj se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 24-orësh, tre persona të mitur lidhur me shkaktimin e zjarrit në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj- Dega në Kaçanik.

    “Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark