×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zjarri në një objekt në Drenas, policia jep detaje

    Insajderi
    16 January 2024 - 12:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një zjarr ka përfshirë sot një objekt në fshatin Korreticë e Epërme të Drenasit.

    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, Agron Burovci, zëdhënësi i policisë për Prishtinë, ai tha se nuk raportohet për të lënduar dhe se zjarrfikësit janë në vendngjarje.

    Rreth orës 09:15, është pranuar informata për një zjarr në një objekt në fshatin Korreticë e Epërme të Drenasit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ftuar edhe zjarrfikësit të cilët po bëjnë përpjekje për lokalizimin e zjarrit. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale“, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark