Insajderi
Lajme

Zjarri në Prishtinë përfshin garazhin e një banese, dëmtohen disa vetura dhe një motoçikletë

Insajderi
12 October 2026 - 09:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zjarri në Prishtinë përfshin garazhin e një banese, dëmtohen disa vetura dhe një motoçikletë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dje, një zjarr ka përfshirë garazhin e një ndërtese banimi në Prishtinë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete dhe në një motoçikletë të parkuara aty.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, njësitë përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendngjarje me të marrë informatën, duke arritur ta lokalizojnë dhe ta fikin zjarrin.

Përveç dëmeve materiale në mjete transportuese, nuk raportohet për të lënduar në njerëz.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark