
Një pjesë e Tregut të Gjelbër në Prishtinë është kapluar nga zjarri në mbrëmjen e sotme.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Insajderi se deri tani raportohet vetëm për dëme materiale.
Ajo shtoi se policia e zjarrfikësit ende ndodhen në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 22:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në tregun e gjelbërt në Prishtinë. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme, është raportuar vetëm për dëme materiale”, ka thënë Ahmeti për Insajderi.
Ndërsa ende nuk dihet se prej çka u shkaktua zjarri.