Zjarrvënie e qëllimshme në Badoc, pamje nga vendi i ngjarjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarrvënie e qëllimshme në Badoc, pamje nga vendi i ngjarjes

    Insajderi
    13 April 2025 - 19:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zjarrvënie e qëllimshme dyshohet të ketë ndodhur në malet në Badoc.

    Insajderi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se vatra e zjarrit ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme malore në atë zonë.

    Burime të Insajderit kanë thënë se zjarrvënia ishte e qëllimshme, e bërë nga, siç u shprehën ata “disa motoristë” të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

    Insajderi ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark