Pak pasi Ministrja e Drejtësisë, përmes konferencës për media tha se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori I Toksikologjisë, kanë nisur thirrejet për dorëheqje të Haxhiut.
Insituti i Mjekësisë Ligjore funksionin në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, që drejtohet nga Haxhiu, shkruan Insajderi.
Pas Adri Nurellarit edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka kërkuar dorëheqje ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke thënë se nuk ka justifikime më.
“Znj. Haxhiu lej lojrat mos kukat mos u viktimizo po jep dorëheqje. Një popull e keni terrorizu duke abuzuar me rastin e Astritit deri sa keni ardhë në pushtet. Nuk ka justifikime me. Nëse ke veç pak ndjeshmëri e pak moral jep dorëheqje”, shkroi ajo në Facebook.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se të mërkurën në mbrëmje janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i toksikologjisë.
“Mbrëmë janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë. Ky është akt i rëndë, kriminal, prandaj menjëherë kam njoftuar kryeprokurorin dhe drejtorin e policisë”.
“Në mëngjes kam vizituar Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe jam njoftuar si në vijim: në mbajtëse e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, 1 epruvetë e urinës dhe një e lukthit. Nga këto institute dy epruveta me gjak ja ka dhënë Instituti Zviceran dhe një policisë për AND”.
“Aktualisht sipas informacioneve mungojnë 12 epruveta me gjak, një e urnës dhe një e lukthit. Në vend kanë qasje vetëm 3 persona. Vetëm 3 persona i kanë çelësat”, tha Haxhiu në konferencën e jashtëzakonshme për media. /Gazeta Insajderi
Më shumë rreth këtij skandali lexo: