Zogaj: Ne nuk do të votojmë asnjë kryeparlamentar, kush s’i ka 61 vota, s’e meriton postin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zogaj: Ne nuk do të votojmë asnjë kryeparlamentar, kush s’i ka 61 vota, s’e meriton postin

    Insajderi
    16 April 2025 - 20:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Alban Zogaj, tha se LDK dhe VV kanë një “hendek” të madh mes vete i cili “është thelluar me ofendimet e vazhdueshme”, kur u pyet se përse Abdixhiku nuk i shkoi Kurtit në takim.

    I njëjti u përgjigj edhe në pyetjen nëse LDK ka votë për t’i dhënë kreut të Kuvendit.

    “Në parim ne nuk do të votojmë asnjë kryeparlamentar. Një kryeparlamentar i cili nuk arrinë me i pas 61 vota, ai nuk e meriton as me qenë aty. Votën e LDK-së nuk do ta kenë për kryetar të Kuvendit”, përsëriti ai.

    Në nënpyetjen nëse LDK do ta votonte Fatmir Limajn për kryepralamentar, ai tha:

    “Presim ta shohim nesër si do të rrjedhin ngjarjet politike”, tha Zogaj.

    Ndërsa, për mos shkuarjen e Abdixhikut në takim te Kurti, ai u deklarua si më poshtë:

    “Qëndrimi ynë politik mendoj ka qenë i njohur për publikun…Është i tillë për disa arsye, ne kemi një diferencë në ideologji…”, tha Zogaj, duke shtuar se kanë “hendek” me LVV-në që është “thelluar edhe më shumë me ofendimet e vazhdueshme”, tha Zogaj, në Frontal në T7 , transmeton Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark