×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zotëriu i Parë u hip skijave në Brevozicë, lluksi i veshjes së tij deri në 1 mijë euro

    Insajderi
    08 January 2022 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, vikendin kanë zgjedhur ta kaloj në qendrën e skijimit në Brezovicë.

    Ajo që ka rënë në sy ka qenë veshja “firmato” mijra euro e bashkëshortit të Osmanit.

    Sic duke Prindon Sadriut ka zgjedhur ta shijoje luksin edhe ne rrobat e tij. Xhaketa e tij është e blerë në një nga brendet e skijimit më të njohura në botë, Helly Hansen.

    Cmimi mesatar i xhaketave të brendit norvegjez për skijim janë rreth 500 euro deri në 800 euro. Kurse pantallonat e tij të skijimit në faqen e Helly Hansen kushtojnë rreth 200 euro.

    Zotëriu i Parë duket se është pajisur mirë për t’u hipur skijave, derisa edhe helmeta që e ka të vendosur kushton nga 100 deri në 200 euro.

    Mirëpo nga e gjitha veshja më së shtrenjti atij i kushtojnë skijat. Nuk dihet nëse i ka marrë me qira në qendrën e skijimit apo jo, por një palë skija të brendit “Head”, kushtojnë mbi 900 dollarë.

    Por, skijat q ë kishte veshur Sadriu i ka përdorur edhe legjenda e Formulës 1, Michael Schumacher.

    Ndërkaq, presidentja shihet se në skijim ka veshur një xhaketë më të thjeshtë dhe dorëza të lëkurës.

    Vjosa Osmani dhe Prindon Sadriu në Brezovicë siç duket kanë qenë mysafir të Sasha Ilic, i cili e drejton qendrën e skijimit./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark