Insajderi
Insporti

“Zoti më mbajti pranë burrave të mëdhenj” – Reagimi prekës i Anthony Joshuas pas tragjedisë ku humbën jetën miqtë e tij

Insajderi
08 January 2026 - 17:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Zoti më mbajti pranë burrave të mëdhenj” – Reagimi prekës i Anthony Joshuas pas tragjedisë ku humbën jetën miqtë e tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bota e sportit dhe fansat e Anthony Joshuas janë prekur nga një postim i fundit i boksierit, i cili ka shprehur dhimbjen e tij të thellë për humbjen e personave që ai i konsideronte “vëllezër”.

Përmes rrjeteve sociale, Joshua ka falënderuar publikun për mbështetjen, por ka vënë theksin te vlera e njerëzve që kishte pranë.
Joshua ka shkruar fjalë drithëruese, duke treguar se sa e vështirë është kjo periudhë për të dhe familjet e të ndjerëve:

“Ju falënderoj për gjithë dashurinë dhe kujdesin që keni treguar ndaj vëllezërve të mi. Nuk e kisha kuptuar se sa të veçantë ishin ata. Ecja me ta dhe bëja shaka, pa e ditur se Zoti më mbante në praninë e burrave të mëdhenj. Është shumë e vështirë për mua, por e di që është edhe më e vështirë për prindërit e tyre. Besoj se Zoti i njeh zemrat e tyre. Mëshira e Zotit qoftë mbi vëllezërit e mi,” ka shkruar ai.

Joshua, i cili njihet për forcën e tij në ring, këtë herë ka treguar anën e tij më të ndjeshme. Ai pranoi se humbja është “100% e vështirë”, por u lut që forca e mendjes dhe besimi ta ndihmojnë atë dhe familjarët e të ndjerëve të kalojnë këtë tragjedi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark