×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Zotin e kam pasur gjithmonë afër”, deklarata e para tetë muajve e futbollistit që vdiq pas arrestit kardiak në fushë

    Insajderi
    12 November 2023 - 13:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Raphael Dwamena tronditi dje botën e futbollit shqiptar, dhe jo vetëm.

    Pas një arresti kardiak në fushën e lojës në ndeshjen Egnatia-Partizani, ai ndërroi jetë në spital.

    Problemet e tij me zemrën ishin evidentuar kohë më parë, teksa të njëjtat i kishte konfirmuar edhe vetë lojtari në një intervistë për Top Channel.

    “Familja ime është në Ghana, është e vështirë për ta. Për mua nuk kishte asnjë lajm, kisha kohë nën monitorim të mjekëve. Më duhej shpesh t’i telefonoja për t’iu treguar çfarë po ndodhte. Më pyetën nëse isha në gjendje të mirë për të luajtur, dhe thashë po. Ndërsa mjekë nga klube të ndryshme dhe institucione të ndryshme më thonin që unë nuk duhet të luaja më, unë iu thashë respektoj opinionin tuaj por duhet të marrë një vendim”, deklaronte lojtari nga Ghana.

    “Ndoshta për njerëzit normal ka shumë gjëra të pamundura, për zotin nuk ka asgjë të pamundur, ai më ka qëndruar pranë gjithmonë. Zoti ka qenë gjithmonë aty për mua, dhe kam shumë besim tek ai. Nuk duhet të ndryshosh asgjë, secili ka rrugëtimin e tij, dhe nëse kjo ndodh duhet të pajtohesh”, deklaronte Dwamena para 8 muajsh.

    “Unë vendosa të rikthehem të luajë sepse jam gati. Jam këtu kam shënuar gola dhe askush nuk po flet për këtë gjë. Dhe nëse ndodh diçka të gjithë do të thonë “ah e dinim”, tha ai.

    “Nuk kam aspak frikë sepse zoti është me mua. Kur erdha këtu bëra disa teste mjekësore, dhe gjithçka ishte mirë. Luajta në Zvicër para se të vija këtu në divizione të ulëta, nuk e lashë asnjëherë futbollin. Erdha këtu dhe u finalizua”, përfundonte deklaratën e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark