×
  • Lajme
  • Insajderi

    ZRP rekomandon: Albin Kurtit dhe të tjerëve t’iu lejohet kandidimi në zgjedhje

    Insajderi
    22 January 2021 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    47 kandidatët për deputet që u vlerësua që kanë probleme me ligjin do të mund të kandidojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Një dokument i Zyrës për Regjistrimin dhe Certifikimin e Partive Politike që e ka publikuar Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje thotë që rekomandon certifikimin e të gjithë këtyre kandidatëve.

    Rrustemi, i cili ka qenë edhe anëtar i KQZ-së nga VV, ka thënë se ky rekomandim s’mund të ndryshohet nga anëtarët e KQZ-së që vijnë nga partitë politike.

    “Sot KQZ-ja e ka përpara rekomandimin për të certifikuar kandidatët. Çfarëdo veprimi tjetër do të ishte antikushtetues dhe krejtësisht politik për të luftuar një subjekt politik siç është Lëvizja”, ka shkruar ai.

    KQZ është në mbledhje dhe do të merr vendim edhe për këtë çështje.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark