Insajderi
Lajme

Zubin Potok: Burri njofton policinë se u rrah nga një grua pranë shtëpisë së tij

Insajderi
27 October 2024 - 09:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zubin Potok: Burri njofton policinë se u rrah nga një grua pranë shtëpisë së tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një burrë në Zubin Potok ka denoncuar një rast dhune pasditen e së shtunës.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ai ka thënë se është sulmuar fizikisht nga një grua.

Policia bën të ditur se gruaja me nënshtetësi kosovare është në kërkim, shkruan Insajderi.

“Breg i Madh, Zubin Potok / 26.10.2024 – 13:50. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se pranë shtëpisë së tij është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është në kërkim. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.

Policia rastin e ka kategorizuar si “lëndim i lehtë trupor”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark