×
Show

Zumba – vallëzim dhe aerobi

Insajderi
18 March 2016 - 15:01
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas një dite të lodhshme apo edhe jave rutinë, është mirë çdo herë që së paku një orë të merremi me ndonjë aktivitet sportiv apo rekreacioni.

Për këtë arsye, shumë njerëz në mbarë botën vendosin që të vallëzojnë, qoftë si hobi apo edhe si profesion.

Vallëzimi Zumba është një kombinim mes ushtrime fizike që bëhen në palestër dhe vallëzimit të zakonshme, ndaj preferohet meqë përveç relaksimit nxitë edhe zhvillim dhe mirëmbajtje të trupit.

Ky lloj vallëzimi është i inspiruar nga muzika latine dhe vallëzohet në shumë vende të botës.

Zumba fillimisht filloi të vallëzohet në vitet 1990-ta në Kolumbi, kur koreografi Alberto “Beto” Perez, ka improvizuar krejt rastësisht lëvizje te reja ne palestrën e tij, pa pasur idenë qe ky do ishte fillimi i një suksesi.

Me vone kjo disipline e re u bë e famshme në të gjithë boten, se fundi edhe në Shqipëri.

Ajo që e bënë speciale Zumben është fakti qe nuk është monotone si mënyrat e tjera te stërvitjes.

Ajo përfshinë elemente kërcimi dhe aerobie, është plot ritëm dhe energji, e lehte për tu ndjekur dhe mbi te gjitha djeg shume kalori.

Koreografia e saj përmban lëvizje hip-pop, samba, salsa, merengue, mambo madje edhe lëvizje belly-dance.

Zakonisht ajo zgjat 1 ore ku mund te djegësh deri ne 1000 kalori te cilat mund te variojne ne bazë të kategorisë qe ndiqni.

Mund te ushtrohet neper palestra me instruktore te veçante ose ne shtëpinë tuaj ne forme lojrash me teknologjitë  e fundit si X-box apo Nintendo Ëii.

Edhe personazhet e njohur janë adhurues të  këtij vallëzimi, përfshirë këtu Jennifer Lopez ,Victoria Beckham etj./Insajderi.com

https://www.youtube.com/watch?v=CVlHiSmn-lY

 

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark