Zv. ministri i Mbrojtjes e zhgënjen Konjufcën, merr pjesë në një ndejë me mish e raki ku "kërcet" arma - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zv. ministri i Mbrojtjes e zhgënjen Konjufcën, merr pjesë në një ndejë me mish e raki ku “kërcet” arma

    Insajderi
    15 April 2025 - 23:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një ndejë ku kanë qenë prezent dy zyrtarë shtetërore, janë dëgjuar krisma armësh.

    Gazeta Insajderi ka siguruar pamje në një ndejë të karakterizuar me mish e me pije alkoolike, ku prezent kanë qenë zëvendësministri i Mbrojtjes në detyrë, Shemsi Syla, si dhe drejtori për Siguri në Gjilan, Bejtulla Osmani.

    Sylës e as Osmanit nuk i pengon krisma e armëve në ambientin e ngrohtë me mish e me alkool.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me zëvendësministrin në detyrë Syla, por i njëjti s’është përgjigjur për mediumin.

    Bashkëpartiaku i Sylës, Glauk Konjufca, dikur sa ishte në opozitë thoshte se mishi, rakia e shahirat trimërohen të gjuajnë me armë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark