×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Zv. ministri i Zhvillimit Rajonal me akuza të rënda ndaj Ardian Gjinit për djegien e muzeut të muzikës

    Insajderi
    30 August 2023 - 20:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga Policia e Gjakovës kanë bërë të ditur se është duke u djegur muzeu i muzikës.

    Për këtë ka reaguar zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku.

    Tafarshiku ka hedhur akuza të rënda ndaj kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjinit.

    Rrugës nga Hani i Elezit për Gjakovë, informohem që muzeu i muzikës”Taphane”, po digjet.

    Komuna e Gjakovës, #ArdianGjini duheni mu turpëru se Gjakova nuk ju ka me borxh zhdukjen e vlerave të saj”, ka shkruar në Facebook Tafarshiku.

    Tutje ai ka thënë se nëse do të funksiononte pak drejtësia në vend “sonte do të ishit prapa grilave”.

    Tafarshiku bën të ditur se ka paralajmëruar disa herë në mbledhje të asamblesë, por sipas tij Gjini këtë punë ia ka lënë “dostave” të Aleancës.

    “E tash çka, e shkatrrut një trashëgimi me vlera, sipas gjitha gjasave me e ndërtu ndonjë banesë. Turpi ju mbuloft dhe mos arsytoji në raportin e policisë që hetimet vazhdojnë, sepse sipas meje, përsoni i parë i arrestuar do të ishe ti Ardijan Gjini, për neglizhencën e treguar ndër vite ndaj këtij objekti”, ka shkruar Tafarshiku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark