Ai ka folur edhe për krizën politike, duke mos u pajtuar me gazin lotsjellës e kotejt e mollotovit, por ka kërkuar zgjidhje politike, njofton zyra e Kuvendit të Kosovës.
“Yee shprehi mospajtime me përdorimin e lotsjellësit në Kuvend dhe koktej mollotovit si mjete për të realizuar qëllimet politike. Ai tha se kjo duhet të përfundojë dhe inkurajoi faktorët vendimmarrës që të gjejnë zgjidhje politike brenda spektrit politik kosovar”, thuhet më tej nga Kuvendi.
Në fund u tha se miqësia e Kosovës me SHBA-në është vlerë e veçantë e Kosovës, prandaj, theksoi Veseli, se fuqishëm do t’i forcojnë këto marrëdhënie dhe shtyjnë tutje në zhvillime të reja. /Insajderi.com