Insajderi
Lajme

Zveçan: Vodhi derivate të naftës në makineri të punës, detaje nga policia

Insajderi
30 January 2024 - 09:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zveçan: Vodhi derivate të naftës në makineri të punës, detaje nga policia
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka raportuar se në mes të datave 27 dhe 29 janar të këtij viti, është kryer një vjedhje në Zveçan.

Në raport thuhet se ankuesi ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë vjedhur derivate të naftës nga makineritë e punës, kamion dhe bager, si dhe kanë dëmtuar një dritë të kamionit.

“Zveçan / 27-29.01.2024. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur nga makineritë e punës, kamion dhe bager, kanë vjedhur derivate të naftës dhe kanë dëmtuar një dritë të kamionit. Sipas ankuesit vlera e përgjithshme e dëmit është rreth 580 euro. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark