Zvicra sot do të luajë miqësore me Danimarkën për përgatitje për Evropianin që vitin tjetër organizohet në Gjermani, shkruan albinfo.ch.
Përzgjedhësi Murat Yakin në miqësoren e parë të vitit të 2024, do të ballafaqohet me pjesëmarrësen tjetër të Evropianit, Danimarkën, më 23 mars, në “Parken Stadium” në Kopenhagë, në ora 20:00.
Vlen të theksohet se Zvicra dhe Danimarka ishin ballafaquar për herë të fundit në kualifikimet për Evropianin 2020.
Ndeshja në Zvicër ishte mbyllur 3:3, ku Albian Ajeti kishte asistuar në golin e parë, kurse Granit Xhaka kishte realizuar në golin e dytë, ndërsa duelin në Danimarkë, danezët e fituan 1:0. Zvicra siguroi Evropianin 2024 nga vendi i dytë i Grupit I me 17 pikë. Ishte në grup me Kosovën, që përfundoi e pesta me 11 pikë.