Vende të tjera si Kina dhe India i kanë ndaluar plotësisht. Shtetet e Bashkuara thonë se disa ICO mund të konsiderohen si letra me vlerë.
Autoritetet financiare Zvicerane thanë ditën e Mërkure se një firmë që fshihet pas një ICO me vlerë 90 milionë dollarë ka marrë para ilegalisht nga investitorët.
Lëvizja shihet si një gatishmëri e rregullatore vendas për të aplikuar rregullat tradicionale edhe mbi financimet në kriptomonedha.
Firma Zvicerane Envion AG tashmë është në proces likuidimi por ka pranuar më 90 milionë franga Zvicerane nga të paktën 37,000 investitorë në këmbim të monedhave në formë bondesh pa një licencë tha Autoriteti Zviceran për Mbikëqyrjen e Tregut Financiar (FINMA).
FINMA tha se kushtet në të cilat janë shitur monedhat nuk kanë qenë të njëjta dhe barabarta për të gjithë investitorët.
Por ish ekzekutivi i Envion shprehej se nga hetimet e bëra nga FINMA u zbulua se kompania nuk ka pasur për qëllim të dëmtojë investitorët.
Ligjvënësit në mbarë botën prej kohësh bëjnë thirrje për të krijuar një bazë ligjore për rregullimin e ICO-ve.
Disa vende si Zvicra kanë filluar ti trajtojnë ICO si letra me vlerë duke aplikuar të njëjtat rregulla që aplikojnë mbi kapitalet tradicionale.
Vende të tjera si Kina dhe India i kanë ndaluar plotësisht. Shtetet e Bashkuara thonë se disa ICO mund të konsiderohen si letra me vlerë.
Por Zvicra ësht shndërruar në një lider në ICO ku 15 më të mëdha kanë gjetur vende në këtë shtet.