Zvicra ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojnë në muajin mars, ndaj Anglisë dhe Kosovës.
Ndaj Anglisë do të zhvillohet më 26 mars, në stadiumin “Wembley”, kurse ndaj Kosovës më 29 mars në Cyrih.
Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri janë tre futbollistët e Zvicrës me origjinë nga Kosova dhe pa dyshim që do të jetë një ndeshje speciale për ta.