Kandidati për deputet nga radhët e AKR-ës, Jetlir Zyberaj, i cili garon në listën e LDK-së, ka marr mbështetje të madhe nga lagjet e Prishtinës.
Zyberaj së bashku me kryetarin e AKR-ës, Behgjet Pacollin kanë vizituar disa lagje të Prishtinës, ku janë takuar me qytetarë të shumtë, të cilët i kanë dhënë mbështetje vizionit të paraqitur nga AKR-LDK.
“Lista jonë e përbashkët AKR-LDK po gjen mbështetje të madhe në çdo lagje të Prishtinës.”
“Të bashkuar me një vizion të qartë për SHTETndërtim. Brengat e preokupimet e qytetarëve janë abetarja jonë për rrugëtimin politik dhe për Shtetin SHTET” – ka shkruar Zyberaj.
Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Zyberaj mban numrin 44.